Inzaghi zgjidhet trajneri më i mirë në Serie A

  • A.P /
  • 24 May 2024 - 19:12
Inzaghi zgjidhet trajneri më i mirë në Serie A

Simone Inzaghi është shpallur trajneri i këtij sezoni në Serie A, pasi arriti fitimin e titullit me Interin.

Zi kaltrit ishin shumë më lartë se rivalët e tyre në Serie A këtë sezon, duke lënë prapa rivalët si Milani dhe Juventusi.

Pas punës fantastike, trajnerin Simeone do t’i ofrohet një kontratë e re afatgjatë në muajt e ardhshëm.

Interi me në krye Simeonen arriti 29 fitore nga 37 ndeshjet e tyre dhe duke pësuar vetëm dy humbje.

48-vjeçari nuk e ka fituar kurrë më parë këtë çmim. Tre fituesit e fundit ishin Luciano Spalletti, Stefano Pioli dhe Antonio Conte.

(Kosova Sot Online)