Ky është mesazhi lamtumirës i Xavit

  • A.P /
  • 24 May 2024 - 20:36
Ky është mesazhi lamtumirës i Xavit

Tashmë është çdo gjë zyrtare. Barcelona i ka ndarë rrugët me trajnerin Xavi Hernandez.

Ishte një komunikatë e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta që njoftoi se ndeshja ndaj Sevillas do të jetë e fundit për Xavin në krye të shtabit teknik të katalonasve.

Ai u ka lënë një mesazh tifozëve, ku shpreh gjithë krenarinë e tij që ka drejtuar “klubin e zemrës.’Nuk është kurrë e lehtë të largohesh nga klubi i jetës sime, por e bëj këtë me shumë krenari, pas dy vitesh e gjysmë në krye të një zhveshtoreje që ka qenë si një familje e dytë. Dua të falënderoj tifozët për mbështetjen dhe dashurinë e tyre, të cilët ishin gjithmonë pranë meje dhe që treguan të njëjtën dashuri për mua si trajner që treguan gjatë kohës sime si lojtar. Kam punuar me një grup lojtarësh fantastikë dhe një ekip spektakolar. Falë të gjithëve, ne kemi arritur objektivat e vendosura, duke kulmuar vitin e kaluar me një Ligë dhe një Superkupë. Këtë sezon, gjërat nuk shkuan ashtu siç dëshironim, por ne bashkuam kokën dhe ndihmuam në zhvillimin e një brezi të ri lojtarësh të rinj të La Masia, të cilët frymëzojnë të gjithë ne tifozët e Barcelonës’’, tha ai.

(Kosova Sot Online)