![“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57701722036153.png)
Këta janë më të mirët e këtij sezoni në Serie A
![Këta janë më të mirët e këtij sezoni në Serie A](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/09/auto_auto_seria-a115996694121599669640.jpeg)
Kampionati i Serie A ka shpallur sot se cilët janë lojtarët më të mirë të sezonit 2023-2024.
Lojtari më i vlerësuar i sezonit që po mbyllet është zgjedhur kapiteni i kampionëve, Inter-it, Lautaro Martinez.
Sulmuesi i Juventus-it, Dusan Vlahovic ka fituar në garën me Paulo Dybala-n të Roma-s dhe Rafael Leao-n të Milan-it, duke u zgjedhur si sulmuesi më i mirë i këtij sezoni.
Mesfushori më i mirë është sërish një lojtar i “zikaltërve”, Hakan Çalhanoglu, me turkun që realizoi një sezon ëndrrash.
Sa i përket mbrojtjes, edhe në këtë repart më i mirë vjen nga Interi dhe ai është Alessandro Bastoni.
Teksa portieri i sezonit, që padyshim u shfaq në super formë është i skuadrës së Monza-s, Michele Di Gregorio.
Ndërsa sa i përket lojtarit më të mirë U-23, më në formë është shfaqur sulmuesi i Bologna-s, Joshua Zirkzee.
Në fund sa i përket trajnerit, nuk kishe si të ndodhte ndryshe, tekniku më i mirë i këtij edicioni është zgjedhur kampioni Simone Inzaghi.
(Kosova Sot Online)