Real Madridi, finalisti i dytë i Euroligës

  • S.A /
  • 25 May 2024 - 09:09
Real Madridi, finalisti i dytë i Euroligës

Real Madridi është skuadra e dytë e cila e komplet sonte finalen e Euroligës.Madrilenët arritën kualifikimin në finalen e madhe falë fitores ndaj Olimpiacosit me rezultat 87:76, transmeton "Kosova Sot Online ".

Reali arriti ta fitojë ndeshjen që në pjesën e parë. Cerekun e parë e fituan me plus 18, derisa atë të fundit me plus 11.

Grekët i fituan dy cerekët e pjesës së dytë me gjashtë, respektivisht dy pikë avantazh, por ishin të pamjafueshëm për fitore.

Džanan Musa ishte lojtari më i dalluar në këtë ndeshje për madrilenët me 20 pikë.

Nga ana tjetër, Peters dhe McKissic ishin më efektivët për skuadrën greke me 23 dhe 17 pikë të shënuara respektivisht.

Finalja mes Real Madridit dhe Panathinaikos do të luhet të dielën me fillim nga ora 20:00.

(Kosova Sot Online )