Trajneri i ri i Milanit i pa dëshiruar, nuk pritet mirë nga tifozët e klubit

  • S.A /
  • 25 May 2024 - 09:28
Trajneri i ri i Milanit i pa dëshiruar, nuk pritet mirë nga tifozët e klubit

Milani tashmë ka zgjedhur Paulo Fonsecan si zëvendësuesin e Stefano Piolit.Shtypi italian e bën të sigurt marrëveshjen dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, transmeton "Kosova Sot Online ".

51-vjeçari i lindur në Mozambik, do të nënshkruaj një kontratë 2-vjeçare me klubin italian, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2027 nëse gjërat ecin mbarë.

Trajnerit portugez i është premtuar e njëjta pagë sezonale që përfitonte Pioli: 4.5 milionë euro.

Shumë emra qarkulluan, por drejtuesit e Milanit në fund kanë zgjedhur Fonsecan.

Entuziazmi te populli milanist është në nivele të dobëta, me shumë prej tifozëve që pritnin një tjetër emër në stol.

(Kosova Sot Online )