BEHGJET PACOLLI DIL NË PAZAR DHE PËRGJIGJU PARA POPULLIT, CILAT JANË SHPIFJET...?

BEHGJET PACOLLI DIL NË PAZAR DHE PËRGJIGJU PARA POPULLIT, CILAT JANË SHPIFJET...?
BEHGJET PACOLLI DIL NË PAZAR DHE PËRGJIGJU PARA POPULLIT, CILAT JANË SHPIFJET...?

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 24 May 2024 - 17:30

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani, gazetar hulumtues mbi 42 vjet

 

Unë kërkoj publikisht që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas heshtjes së pakuptueshme që nga vrasja e këtyre patriotëve, përse  nuk zgjohet nga gjumi dhe të ndjek rrugën e Kroacisë që të kapen kriminelët kushdo qofshin se kush ishin në këtë rrjet kriminal që i vranë këta burra të kombit! 

-Pyetje publike për Behgjet Pacollin

Drejtësia në Kosovë nuk e ka rihapur dosjen e gjykimit të tre veprimtarëve të saj vrarë në Gjermani në vitin 1982,  por  autoritetet e Republikës Federale të Gjermanisë,  dosjen e vrasjes së Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës nuk e kanë mbyllur ende. Autoritetet gjermane janë duke punuar në zbulimin e vrasësve dhe përgatitësve të atentatit si dhe të informatorëve dhe bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret jugosllav UDB.

Sipas notës zyrtare të policisë gjermane, Behgjet Pacolli është marrë në pyetje për shkak se ia kishte dhënë veturën e tij me targa zvicerane agjentit të UDB-së, Selim Brosha, i vrarë në Prishtinë pas luftës. Vetura Mercedes e Pacollit kishte këta numra mbi targa: TI-30408. TI është shkurtesa e kantonit të Tiçinos në Zvicër, ku Pacolli ka vendbanimin e tij të dytë dhe ku jetonte në fillim të viteve 80-të. (Përkthim vetëm nga origjinali v.a.) 

Me 17 janar te vitit 1982, janë vrarë mizorisht vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.  dhe ka mbetur një datë shumë e trishtë në kronologjinë e historisë shqiptare. Kanë kaluar shumë vite por krimi nuk vjetërsohet kurrën e kurrës dhe mbetet sa të jetë toka e qielli krim dhe vetëm krim!

Atentati kundër këtyre trimave  dhe atdhetarëve të kombit ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë. Dhe, dihet botërisht se janë vrarë nga UDB-ja Jugosllave, kupto serbe, por mjerisht nga shumë spiunë dhe tradhtarë të kombit, pa më të voglin dyshim. Mjerisht ne nuk kemi pasur shtet dhe nuk e ndoqën rrugën e Kroacisë që beri padi kundër kriminelëve serb për vrasjen e  një kroati por nga UDB-ja cilësohej si "ustash". Dhe shih për këtë, shteti gjerman e kapi dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Ndërkaq, ne mbetëm si qenët e zgjebosur dhe nuk morëm asgjë dhe duhet njoftuar edhe sistemin e kalbur të drejtësisë, se akoma dosja Gërvalla është e hapur, pra nuk është e mbyllur.

Krimineli, fashisti dhe terroristi i pestë botëror,  sipas FBI, Josip Broz Tito, kishte formuar UDB-ën, KOS-in, organizata terroriste dhe vrastare. Qeni plak Tito, që mjerisht shumë langonj në Kosovë e kanë pasur të varur fotografin e tij edhe nëpër oda shqiptare dhe atë me gozhën-baskine 16-tëshe. Ky kriminel dhe terrorist, pra qeni plak Tito, kishte bërë masakrën e Drenicës, Tetovës, Tivarit, Goli Otokun e shumë e shumë krime dhe kishte lënë amanet që të lëshohej kosa e vdekjes në kokat shqiptare. Langonjt shqipfolës dëgjonin edhe frymëmarrjen e atdhetarëve dhe i binin kambanave të mortit kundër shqiptarëve dhe të gjithë ata langonj që bënin argatin e tyre kundër shqiptareve, kurva Serbi i quante "Shqiptar të ndershëm" , kurse neve të burgosurit politik na quanin si:"Nacionalist, shovenist, irredentist, terrorist, enverist dhe lloj-lloj epitetesh". Këtë le ta dinë brezat e ri se në çfarë kohe kemi jetuar dhe se çfarë kasphane ka ndodhur. Mos ta harrojnë kurrë.

 Banditët, kriminelët, gjakësorët ;Josip Broz Tito dhe Aleksandër Rankoviqi, kishin përhapur si vaji në lakera në tërë Ballkanin 2200 udbash, langonj gjakprishur dhe shpirtshitur, ndërkaq, vetëm në Kosovë, jo më pak se 720 dhe atë më të rrezikshmit që kanë tredhur dhe vrarë shqiptarët për interesa serbe. Mjerisht mbi 95% shqipfolës. Kërkoni në google kështu: Tradhtarët dhe spiunët nga Reshat Badallaj dhe i shihni me emër dhe mbiemër. Marshali Tito bashkë me Aleksandër Rankoviçin dhe bandat vrastare serbo-jugosllave formuan UDB-ën (Uprava Drzavne Bezbednosti- Drejtoria e Sigurimit Shtetëror), ishte pjesë e OZN-ës, për shembull si KGB-ja në Rusi, Siguritate e Nikollai Çausheskut në Rumani, Mosadi në Izrael…

Krahas UDB-ës, vepronte një shërbim tjetër tepër sekret që quhej KOS-i (Kontra Obavestajna Sluzba-Shërbimi kundër Spiunazhit), që vepronte në armatën vrastare jugosllave, që të vrisnin dhe nuk guxoje të hapje arkivolin që ishte i mbyllur hermitikisht.

Dhe, unë vite të tëra kam shkruar për këtë vrasje, që u vranë nga UDB-ja serbiane dhe ndër të tjera kam publikuar një dokument origjinal që aty përmendet edhe emri i Behgjet Pacollit, pa kurrfarë ndërhyrje. Behgjet Pacolli, ishte hallakatur dhe dalldisur dhe turrë e vrap bënë padi penale kundër meje dhe atë kërkon jo më pak se 100.000 (njëqindmijë euro), për shpifje dhe fyerje.

Gjykata Themelore në Prizren, e hodhi poshtë si të pas afatshme, Behgjeti, ankohet edhe në Gjykatën e Apelit në Prishtine, që edhe aty humb, bie poshtë. Shkrova pa rreshtur për këtë problem dhe prapë Behgjet Pacolli, bile dikush më tha se kinse paska qenë edhe Kryetar i Kosovës dhe Ministër i Punëve të Jashtme, mos e bë i Madhi Zot! Të paktën për mua dhe familjen time të ngushtë kurrën e kurrës, sepse Kosova nuk ka ra në shtratin e vdekjes e të dergjet.

Kam shkruar dhe prapë ky farë Behgjeti apo si e pat emrin serish ankohet dhe bënë padi penale kundër meje, në Gjykatën Themelore të Prizrenit dhe pas kësaj seance e shkrove një shkrim dhe në shkrimet në vazhdim do e publikoj edhe origjinalin dhe do të befasohet çdo shqiptar që merr fryme në tërë globin  se çka tentohet të bëhet nëpër gjykata. Akuza që fare nuk janë në shkrimin tim. Do të mbetet në histori sepse tashmë është futur në arkivin tim dhe e kemi analizuar me disa historian se cili ishte qëllimi dhe tentimi. Kam thënë dhe po e përsëris. Gjykata le të bëjë punën e saj dhe vetëm po presim dhe ne do mundohemi që të mos humb si "shurra e pules", që kam përvojë më tepër se 42 vjet si gazetar hulumtues.

Nejse kësaj radhe nuk po e zgjasim shumë në këtë shkrim po fillojmë me pyetjet konkrete dhe ky fare Behgjet Pacolli, të mos i bëj bisht pyetjeve, por të përgjigjet publikisht para popullit. Por, një gëe po iú garantoj që tani dhe mbajeni mend se nuk ka guxim të përgjigjet , apo del si po them unë!

Pyetje: A jeni marrur në pyetje nga Enti Federal i Kriminalistikës (Bundeskriminalamt), për vrasjen e Jusuf, Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës dhe PERSE jeni marrurr në pyetje, më 5 shkurt 1982?

Pyetje: A jeni marrur në pyetje nga Enti Federal i Kriminalistikes (Bundeskriminalamt), për vrasjen e Jusuf, Bardhosh Gervalles dhe Kadri Zekes dhe PERSE jeni marrurr në pyetje, me 5 shkurt 1982?

Pyetje: A jeni marrur në pyetje nga Enti Federal i Kriminalistikes (Bundeskriminalamt), për vrasjen e Jusuf, Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës dhe PERSE jeni marrurr në pyetje, me 5 shkurt 1982?

Pra, qëllimisht po të pyes tri herë!

Pergjigju para popullit a është SHPIFJE, apo e vërtetë?

Pyetje ky dokument a është i falsifikuar apo është dokument origjinal?

Përgjigju para popullit

Pyetje: Ti (jo ju), keni deklaruar që e keni marrur vizën në Maribor. A është kjo e vërtetë?

Po të tregoj unë publikisht se keni rrejtur,keni manipuluar, keni mashtruar hetuesit, keni bërë vepër penale dhe vepra penale dënohet me ligj. Keni penguar hetimet. Ti nuk e ke marrur vizën në Maribor, por vizën e ke marrur në një qytet tjetër të një shteti tjetër, pra jo në Maribor të Slovenisë, po ka 261 kilometra larg Mariborit. Në të kundërtën bëhu burrë dhe kundërshtoje,ose drejtoju gjykatës në Beograd ose në Moskë.

A është kjo shpifje apo e vërtetë?

Pyetje: A jeni pyetur per kriminelin,kasapin,spiunin, kryeudbashin Selim Brosha? Flisni a jeni pyetur apo jo? Përgjigju para popullit...?

A është kjo shpifje apo e vërtetë? Fol, mos i bën bisht pyetjes!

Pyetje: Ndër të tjera a jeni pyetur edhe sipas dokumentit origjinal keni thënë:"Ai (Pacolli) tha se e njeh Selim BROSHËN. Bëhet fjalë, sipas tij, për një kushëri të largët. Pacolli tha se e di që BROSHA është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA). Por tha se mban pak kontakt me BROSHËN.

Pyetje: A është e vërtetë se keni deklaruar se (origjinal) Pacolli tha se e di që BROSHA është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA). Por tha se mban pak kontakt me BROSHËN.

A është kjo shpifje apo e vërtetë?

Raporti mbi verifikimin e alibisë i dërgohet Komisionit të Veçantë; po ashtu edhe kopjet e dëshmive të ofruara.

(Nënshkrimi)

(Müller) KHK

Ky dokument ku jeni marrur në pyetje ju Behgjet Pacolli për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka a është origjinal, a është i falsifikuar, apo është shpifje ? Përgjigju para popullit se kush po shpif?

 

Enti Federal i Kriminalistikës (Bundeskriminalamt)

ST 33 për LKA BË (Enti i Kriminalistikës i Landit Baden-Ëürttemberg)

Aktualisht në Heilbronn, më 5 shkurt 1982

Notë zyrtare

Lënda: Vrasja e trefishtë e tre jugosllavëve në ekzil më 17.1.1982 në Untergruppenbach, Qarku i Heilbronnit;

këtu: dyshimi (indikacioni) sa i përket veturës Mercedes, me targa zvicerane TI-30408

Më datën 5 shkurt 1982 zoti ZËEIFEL nga Policia Federale në Bernë njoftoi përmes telefonit se është kryer verifikimi i alibisë i mbajtësit të targave me numrat e lartpërmendur.

Mbajtësi Behgijet PECOLLI (Behgjet Pacolli) deklaroi me sa vijon dhe këtë e dëshmoi përmes vulave në pasaportë dhe faturave të hoteleve: tha se më 9 janar 1982 ka udhëtuar nga Chiasso në Jugosllavi. 10 janar 1982 – 03:00 – kalimi i kufirit. Tha se më 10 janar 1982 ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për në Shqipëri. Tregoi se me veturën e tij Mercedes ka udhëtuar deri në kufirin e Shqipërisë, ku e kishte lënë veturën. Tha se udhëtimin në Shqipëri e kishte bërë për shkaqe zyrtare, andaj nga pika kufitare Sedar kishte udhëtuar më tutje me një veturë zyrtare.

Sipas tij, më 17 janar 1982 përsëri ishte kthyer në Jugosllavi (vula hyrëse gjendet në pasaportë). Tha se në orën 03:00 (18.1.82) kishte arritur në vendlindje, ku kishte qëndruar deri më 20.1.82. Më 21.1.1982, sipas tij, ishte kthyer në Zvicër.

Ai (Pacolli) tha se e njeh Selim BROSHËN. Bëhet fjalë, sipas tij, për një kushëri të largët. Pacolli tha se e di që BROSHA është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA). Por tha se mban pak kontakt me BROSHËN. Raporti mbi verifikimin e alibisë i dërgohet Komisionit të Veçantë; po ashtu edhe kopjet e dëshmive të ofruara.

(Nënshkrimi)

(Müller) KHK

Image

 

Shiko mirë këtë foto dhe merri gjyslleket a je ti në mesin e kriminelëve dhe udbashëve gjak zi Selim Brosha dhe Ibush Kllokoqi, duke bërë dyzen ahengu? Flisni dhe përgjigju para popullit, a je ti apo kjo foto është e falsifikuar. Përgjigju dhe mos gabo t´i bëni bisht pyetjes! (Foto e hauazuar v.a.)

 

Image

Ai (Pacolli) tha se e njeh Selim BROSHËN. Bëhet fjalë, sipas tij, për një kushëri të largët. Pacolli tha se e di që BROSHA është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA).

A jeni përgjigjur kështu,apo është shpifje? Flisni dhe përgjigju para popullit shqiptar. Fol mos hesht!

 

Edhe në procesin gjyqësor kundër Slobodan Millosheviqit në Hagë, një  dëshmitar mbrojtur(ish-anëtar shqiptar i UDB-es), me KODIN K-6, në seancën gjyqësore të mbajtur me 10 qershor 2002, pranoi se një anëtar i sekretit ishte gjithashtu, I PËRFSHIRË NË VRASJEN E VËLLEZËRVE GËRVALLA DHE KADRI ZEKA, udbashi SELIM BROSHA.

Unë kërkoj publikisht që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës,pas heshtjes së pakuptueshme që nga vrasja e këtyre patriotëve, perse  nuk zgjohet nga gjumi dhe të ndjek rrugën e Kroacisë që të kapen kriminelët kushdo qofshin se kush ishin në këtë rrjet kriminal që i vranë këta burra ëe kombit!

Dëshmitari i UDB-es, mjerisht shqipfolës, kriminal,shpirtshitur, gjak zi e shpirtzi është me Kodin K-6,ne seancën gjyqësore të mbajtur me 10 qershor 2002, pranoi se një anëtar i sekretit ishte gjithashtu, I PËRFSHIRË NË VRASJEN E VËLLEZËRVE GËRVALLA DHE KADRI ZEKA,udbashi SELIM BROSHA.

Ne si popull nuk e dimë po Prokuroria Speciale e Kosovës e di këtë spiun të mbrojtur të UDB-es, K-6 dhe krejt kollaj është për ta zbardhur rastin. Por herët a vonë do të zbardhen të gjitha faqet e historisë një nga një. Çdo gjë ka për tu zbardhur sepse dora e mallkimit dhe e Zotit do t´i ndjek kudo që të shkojnë.... 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".