Vedat Muriqi e mbyll me gol dhe fitore sezonin në La Liga

  • A.P /
  • 26 May 2024 - 17:05
Vedat Muriqi e mbyll me gol dhe fitore sezonin në La Liga

Mallorca e ka mbyllur me fitore sezonin 2023/24 në La Liga.

Vedat Muriqi me shokë triumfuan 1:2 në udhëtim ndaj Getafes, në xhiron e fundit në elitën e futbollit spanjoll.

Pasi e siguruan mbijetesën xhiron e kaluar, të zgjedhurit e Javier Aguirres luajtën pa ndonjë objektiv.

Getafe kaloi në epërsi në minutën e 48-të, kurse Mallorca përmbysi gjithçka në momentet e fundit.

Vedat Muriqi barazoi shifrat në minutën e 90-të, kurse tre minuta më pas Maffeo shënoi për 1:2.

Kësisoj, Mallorca e mbyll sezonin me 40 pikë në vendin e 14-të, kurse Getafe e 12-ta me tri pikë më shumë.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Javier Aguirres si trajner i Mallorcas, i cili largohet pas dy vite e gjysmë në ishullin spanjoll. 

(Kosova Sot Online)