Milani ka marrëveshje me trajnerin Fonseca, zbulohen detajet

  • S.A /
  • 27 May 2024 - 11:26
Milani ka marrëveshje me trajnerin Fonseca, zbulohen detajet

Milani ka arritur marrëveshje me Paulo Fonsecan. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano, transmeton "Kosova Sot Online".

Trajneri aktual i Lillet do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me “Rossoneri”, respektivisht deri në verën e vitit 2026, ndërsa thuhet se do të paguhet nga 2,5 milionë euro në vit.

Në opsion është edhe vazhdimi i kontratës për një vit tjetër dhe vetëm në atë rast rroga e tij do të rritej.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, ashtu edhe siç pritej.

Trajneri i deritashëm i Edon Zhegrovës në “San Siro” do ta pasojë Stefano Piolin, i cili u nda me Kuqezinjtë pas ndeshjes që Milani e luajti në fundjavën që shkoi.

Edhe pse tifozët janë kundër angazhimit të trajnerit portugez, duke e preferuar Antonio Conten, duket se drejtuesit e klubit tashmë kanë vendosur dhe Fonseca do t’i drejtojë Kuqezinjtë nga edicioni i ardhshëm.

Ai e bëri një punë të mirë tek Lille me Edon Zhegrovën dhe shokët e tij.

Dhe, nuk përjashtohet mundësia që Fonseca ta kërkojë në ekipin e tij të ri pikërisht “Messin e Kosovës”. 

(Kosova Sot Online )