Sylvinho: Ka qenë shumë e vështirë përzgjedhja e lojtarëve

  • A.P /
  • 27 May 2024 - 18:46
Sylvinho: Ka qenë shumë e vështirë përzgjedhja e lojtarëve

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën e gjerë të futbollistëve të ftuar për kampionatin Evropian që këtë verë mbahet në Gjermani.

Në listën e publikuar nga braziliani, janë të ftuar Mirlind Dakun dhe Arbër Hoxha, ndërsa nuk është ftuar Arbnor Muja.

Po ashtu, nuk janë ftuar edhe dyshja e sulmit, Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni.

Trajneri brazilian ka potencuar se ka qenë shumë e vështirë që të arrijë në këtë përfundim dhe ka falënderuar të gjithë futbollistët për gatishmërinë e treguar.

“Do të doja të falënderojë ata që deri tani kanë bërë rrugëtimin deri këtu. Respekti është për të gjithë ju. Përzgjedhja është bërë me një proces të gjatë studimi mbi karakteristikat që ka ky kompeticion. Është përgjegjësi e trajnerit të bëjë zgjedhjet, por fatkeqësisht nuk mund t’i marr të gjithë. Luajnë për 3 milionë njerëz që jetojnë në Shqipëri dhe mbi 10 milionë në botë. Zgjedhjet kanë qenë të vështira. Evropiani ka specifike të veçantë. Shkojmë për të zhvilluar vetëm tri ndeshje, është krejt ndryshe nga eliminatoret kur kishim 10 muaj për 8 ndeshje”, tha trajneri.

Shqipëria do të jetë në grupi B, së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Kampionati Evropian do të nis më 14 qershor dhe përfundon më 14 korrik.

Kjo do të jetë hera e dytë në histori për Shqipërinë që merr pjesë në një kampionat Evropian, pas atij të vitit 2016.

(Kosova Sot Online)