Reagon skuadra e Granadas, pasi Myrto Uzunin nuk u ftua për Evropian

  • A.P /
  • 27 May 2024 - 22:09
Reagon skuadra e Granadas, pasi Myrto Uzunin nuk u ftua për Evropian

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën e gjerë të futbollistëve të ftuar për kampionatin Evropian që këtë verë mbahet në Gjermani.

Pjesë e kësaj liste nuk janë disa futbollistët, ndër ta edhe Myrto Uzuni.

Mungesa e tij në këtë listë, ka bërë bujë të madhe, pasi ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e Kombëtares si dhe ja pasur sezon të mirë me ekipin e Granadas.

Me ekipin spanjoll, Uzuni ka shënuar 11 gola këtë edicion në La Liga.

E pikërisht, Granada ka reaguar me mosftesën e futbollistit të tyre, duke i ofruar mbështjetje nëpërmjet një postimi me një fotografi ku shkruhej:  “Gjithmonë për Myrton”.

(Kosova Sot Online)