Arteta shpallet trajneri i vitit në Premierligë

  • A.P /
  • 28 May 2024 - 22:40
Arteta shpallet trajneri i vitit në Premierligë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka arritur ta fitojë çmimin e trajnerit më të mirë në Premierligë.

Këtë çmim, trajneri spanjoll e fitoi gjatë një ceremonie të mbajtur në Itali nga ‘GlobeSoccer’.

Arteta mori çmimin e tij nga ish-kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, këtë mbrëmje.

Spanjolli udhëhoqi këtë edicion Arsenalin në garë për titullin kampion deri në xhiron e fundit, por që në fund Manchester City arriti ta rrëmbej titullin e katërt rresht.

(Kosova Sot Online)