Kampionati rus “do të përfaqësohet” në Euro 2024 me gjysmën e lojtarëve nga Shqipëria

  • 29 May 2024 - 12:38
Kampionati rus “do të përfaqësohet” në Euro 2024 me gjysmën e lojtarëve nga Shqipëria

Futbolli rus ka mbetur i izoluar që kur ky vend e nisi pushtimin e Ukrainës më shumë se dy vjet më parë.

Federata Ruse e Futbollit u përjashtua nga UEFA dhe nga FIFA, ndërsa garat i mban vetëm në territorin e saj,transmeton "Kosova Sot Online ".

Por, kohëve të fundit lojtarë të huaj kanë nisur të përfundojnë në kampionatin rus, ndonëse kur kishte nisur lufta me Ukrainën, thuajse të gjithë të huajt ishin larguar.

E në Rusi po luajnë edhe futbollistë nga Kosova dhe nga Shqipëria.

Aktualisht, atje luajnë dy futbollistë të Kombëtares shqiptare, që i bie se gjysma e lojtarëve të kampionatit rus në Euro 2024 do të jenë pikërisht nga ekipi i Kuqezinjve.

Kjo pasi kampionati rus do të jetë i përfaqësuar nga vetëm katër lojtarë në Kampionat Evropian, njoftojnë mediat ruse.

Mirlind Daku luan në Rubin Kazan dhe Mario Mitaj në Lokomotivën e Moskës,

Kurse, dy lojtarët tjerë që luajnë në Rusi e që do të luajnë në Euro 2024 janë, Vanja Drkustic, i cili është pjesë e ekipit Sochi dhe u ftua nga Sllovenia dhe Srgan Babic, i cili luan tek Spartak Mosca e është thirrur nga Serbia. Kampionati Evropian do të nisë më 14 qershor dhe do të mbyllet më 14 korrik. 

(Kosova Sot Online )