Sot ditë e madhe kombëtares së Shqipërisë, ndeshja e parë miqësore e muajit qershor.

  • 03 June 2024 - 08:51
Sot ditë e madhe  kombëtares së  Shqipërisë, ndeshja  e parë miqësore e muajit qershor.

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvilloj sot ndeshjen e parë miqësore të muajit qershor. Kuqezinjtë kanë udhëtuar drejt Austrisë për të kryer fazën përgatitore para Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndeshjen e parë miqësore Shqipëria e zhvillon sonte me fillim nga ora 20:00 kundër Litenshtajnit.

Ky duel miqësor do të zhvillohet në Haladas Sportkomplexum në Szombathely të Hungarisë.

Ditën e djeshme kuqezinjve i është bashkuar edhe mesfushori Amir Abrashi, derisa sot pritet të shkoj edhe kapiteni Berat Gjimshiti, por që nuk do të luaj në duelin miqësorë.

Miqësorja e dytë e qershorit do të luhet në të njëjtin stadium më datë 7 qershor dhe starton në ora 19:00. Pas kësaj ndeshjeje kombëtarja do të transferohet në Kaizerau, ku do të qëndrojë përgjatë gjithë Euro 2024. 

(Kosova Sot Online )