Lexoni edhe:
Bashkimi Evropian merr një vendim ndaj Kosovës
Shqipëria fitoi me rezultat bindës 3-0 miqësoren ndaj Lihtenshtajnit, duke dhënë sinjale pozitive teksa po i afrohemi Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’, transmeton KOosova Sot Online"..
Pas përfundimit të ndeshjes, përzgjedhësi Sylvinho ka deklaruar se ai ka marrë përgjigjet e duhura nga futbollistët e tij.
“Po, i morëm përgjigjet. Lojtarët janë shumë të motivuar, po punojnë pak nga pak. Kanë bërë mirë. Kundërshtar i lehtë në krahasim me Evropianin? Nuk ka rëndësi, janë gjëra shumë të ndryshme”, ka thënë fillimisht Sylvinho.
Bashkimi Evropian merr një vendim ndaj KosovësLexoni edhe:
Tutje tekniku i Shqipërisë u pyet edhe në lidhe me formën e dyshes Armando Broja dhe Jasir Asani.
“Broja dhe Asani? Të gjithë që janë te ne janë të përgatitur dhe janë të gatshëm. Nuk janë vetëm dy që nuk kanë luajtur. Sot në fakt i dhamë prioritet lojtarëve që nuk kanë luajtur në javët e fundit, muajin e fundit”.
“Pas 3-4 ditësh stërvitje ishte momenti që të shkonin në fushë e luanin. Ajeti ka 2-3 muaj që nuk luan një ndeshje të plotë, sot bëri 60 minuta”, u shpreh Sylvinho.
Në fund, ai tha se dëshiroi që të bënte disa zëvendësime më shumë gjatë kësaj ndeshje, por që rregullorja e UEFA-s ia pamundësoi.
“Gjasula-Asllani apo Remadani-Seferi? Më lejoni të shpjegoj pak. Ne praktikisht kemi ardhur këtu me dy grupe të ndryshme. Abrashi ka luajtur një ditë e gjysmë më parë, Gjimshiti erdhi sot, Seferi bëri një udhëtim të gjatë”.
“Ramadani kishte një problem shëndetësor me Leccen një muaj më parë, janë lojtarë që kanë bërë shumë ndeshje, ndaj ishin jashtë. Të tjerët që luajtën më pak, që ishin me disa ditë stërvitje, i hodhëm në fushë. Për fat të keq kemi vetëm 6 zëvendësime, deshëm të bënim 2-3 zëvendësime më shumë por për shkak të rregullores së UEFA-s nuk mundëm”, përfundoi ai.
(Kosova Sot Online )