
Komenti i Ronaldos në postimin e Kylian Mbappes theu të gjitha rekordet

Cristiano Ronaldo njihet si një nga personat më të pëlqyer në Instagram dhe sot ka thyer të gjitha rekordet e këtij rrjeti social, por edhe të gjithë të tjerëve.
Asi portugez vendosi të lërë një koment në njoftimin e Kylian Mbappes për kalimin te Real Madridit dhe kjo padyshim që i gëzoi tifozët.
“Tani është radha ime të të shikoj. Jam i emocionuar të shoh se si do të shkëlqesh në Bernabeu”, ka shkruar Ronaldo dhe komenti i tij ka mbledhur mbi 4 milionë pëlqime në dy ditë.
Më parë, komenti më i pëlqyer në Instagram ishte ai i një përdoruesi të quajtur “fiven9nekid” në postimin e Reed Harrington, i cili tani ka disa mijëra pëlqime më pak se komenti i Ronaldos.
Kujtojmë se Mbappe nënshkroi të hënën një kontratë pesëvjeçare me Real Madridin, në të cilën mbërriti si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Paris Saint Germain.
(Kosova Sot Online)