Tifozët e Serbisë do të shkaktojnë kaos dhe tensione gjatë Euro 2024

  • A.P /
  • 10 June 2024 - 16:16
Tifozët e Serbisë do të shkaktojnë kaos dhe tensione gjatë Euro 2024

Tifozët anglezë janë takuar tashmë me “Delije”, që njihen si tifozët e Crvena Zvezdës.

Kujtimet më të freskëta janë ato të agresionit të 30 huliganëve të Zvezdës ndaj tifozëve të Manchester Cityt një një bar-kafe.

Tifozët “Delije” kishin hyrë dhe i kishin rrahur me shkopinj.

Në kuadër të Grupit C në stadiumin “Gelsenkirchen” më 16 qershor do të luajnë Anglia me Serbinë, ndërsa nuk përjashtohen gjasat për probleme mes tifozëve.

“Ushtria bandite serbe pro-Putin i ka në shënjestër tifozët anglezë”, është titulli i publikuar këtë mëngjes nga “Daily Mail”, më saktësisht nga David Wilkes, një gazetar që i ka kaluar ditët e fundit në Beograd, përcjell “Gazeta Express”.

Ai shkoi në kryeqytetin serb për t’i takuar personalisht përgatitjet e “tifozëve” për Euro 2024.

David shkroi dhe paralajmëroi po ashtu dhunë të mundshme mes tifozëve.

Wilkes i ka përmendur dy grupe të fansave, “Delije” dhe “Undertaker”.

“Delije” janë të specializuar për luftëra mes bandave, të dhunës politike…

“Përpos përleshjeve gjatë ndeshjeve, ‘Delije’ janë të specializuar për luftëra mes bandave, dhunës politike, krimin e organizuar dhe shantazhin”, shkruan tutje “Daily Mail”.

Në hyrje të bazës së tyre është një tank rus T-54, që besohet se është përdorur nga serbët gjatë rënies së përgjakshme të Jugosllavisë në vitet e 90-ta.

Klubi Crvena Zvezda e vendosi këtë tank pesë vjet më parë me arsyetimin se “tifozët e tyre do të jenë më të fortë me një makinë luftarake”.

Policia gjermane e ka dhënë tashmë alarmin për këtë rast, para duelit të së dielës në Evropian.

Policia gjermane ka bërë të ditur se do t’i kontrollojë tërësisht tifozët në kërkim të armëve dhe mjeteve piroteknike si dhe e kanë paralajmëruar një shtab të posaçëm që do t’i koordinojë veprimet e policisë së ndërhyrjes dhe njësive speciale.

Kjo shihet si mjaft e nevojshme pasi tifozët serbë tashmë kanë shkaktuar trazira në garat e mëdha, siç ishte përleshja e madhe me brazilianët në Botërorin 2018. 


(Kosova Sot Online)