Bayern Munchen arrin marrëveshje personale me Jonathan Tah

  • A.P /
  • 10 June 2024 - 20:50
Bayern Munchen arrin marrëveshje personale me Jonathan Tah

Bayern Munchen ka nisur ‘peshkimin’ te skuadrat e tjera të Bundesligës.

Së fundmi, ata kanë arritur marrëveshje me ndër lojtarët më kryesor të Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah.

Sipas gazetarit gjerman, Florian Pletteberg, Bayerni ka arritur të pajtohet me kushtet personale me lojtarin gjerman deri në vitin 2029.

Tashmë i mbetet klubit bavarez të merret vesh me Leverkusenin për mënyrën e transferimit, gjersa Tah i ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Kompany.

Tah tashmë ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës, me Leverkusenin që dëshiron ta shesë, para se ta humbasë si lojtar i lirë.

Mirëpo, në rast se ky transferim dështon, shkaku i mos arritjes së marrëveshjes me Leverkusenin, Bayerni ka gati alternativën tjetër.

Bayerni është interesuar edhe për Levi Colwill të Chelseat, më këtë të fundit që është i hapur ta shesë, për t’i balancuar “librat e financave”.

Nuk është e përjashtuar që edhe Tah edhe Colwill t’i bashkohen Bayernit në këtë afat kalimtar të transferimeve.

(Kosova Sot Online)