Tashmë edhe zyrtarisht, Astrit Thaqi rikthehet te Ballkani

  • 11 June 2024 - 08:41
Tashmë edhe zyrtarisht, Astrit Thaqi rikthehet te Ballkani

Ballkani përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kanë transferuar mbrojtësin Astrit Thaqi.

Në fakt Thaqi po rikthehet në “folenë e vjetër” pasi më herët kishte qenë pjesë e Ballkanit për dy sezone pas transferimit nga Ferronikeli, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sezonin që lamë pas Thaqi u aktivizua në radhët e Dritës, klub me të cilin pati 35 paraqitje në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Njoftimi i Ballkanit:

Tifozë të dashur,

Mbrojtësi Astrit Thaqi vjen sërish në folenë e tij

Kampioni ynë tashmë është bashkuar me grupin, për t’u përgaditur bashkarisht për kampanjën evropiane.

Mirë se erdhe champ”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

(Kosova Sot Online )