A e dini se çka do të ndodhë nëse ekipet përfundojnë me pikë të njëjta në Euro 2024?

  • 11 June 2024 - 10:08
A e dini se çka do të ndodhë nëse ekipet përfundojnë me pikë të njëjta në Euro 2024?

Përfundimi i fazës së grupeve me pikë të njëjta në një Kampionat Evropian është gjithmonë i mundshëm, transmeton "Kosova Sot Online". Por, çka ndodh në këtë rast? Cila Kombëtare kalon tutje e cila mund të shkojë në shtëpi?

Rregullat e UEFA-s për garën më prestigjioze të futbollit janë të qarta. Nëse dy apo më shumë ekipe kanë pikë të barabarta në fund të fazës së grupeve, do të përdoret përparësia e rezultatit nga përballja kokë më kokë, për ta përcaktuar renditjen finale.E nëse edhe në këtë rast përballja mes tyre ka përfunduar baras, atëherë do të shkohet në përparësitë tjera. Rregulli do të ndiqet me përparësinë nga diferenca e golave dhe më pas nga golat e shënuar në ndeshjes mes ekipeve në fjalë. Më tej do të shikohet se kush ka bërë më shumë fitore dhe më pas do të shikohet disiplina (kartonët) e regjistruar gjatë krejt fazës së grupeve. E nëse krejt këto statistika do t’i kenë të njëjta, Kombëtaret do të detyrohen të gjuajnë penallti mes vete për ta përcaktuar ekipin që do të shkojë tutje. 

(Kosova Sot Online )