Tifozat Kuq e Zi e caktojnë vendtakimin, njoftojnë për agjendën e tyre para ndeshjes Shqipëri-Itali

  • S.A /
  • 13 June 2024 - 12:00
Tifozat Kuq e Zi e caktojnë vendtakimin, njoftojnë për agjendën e tyre para ndeshjes Shqipëri-Itali

Shqipëria do të nis kampanjën e saj në Kampionatin Evropian ditën e shtunë.

Në mbrëmje, kuqezinjtë do të përballen me kampionin në fuqi të Evropës, Italinë, transmeton "Kosova Sot Online"..

e Tifozat Kuq e Zi kanë nisur organizimin rreth kësaj ndeshje, teksa kanë treguar detaje rreth agjendës së tyre para lojës.

Vendtakimi jonë përpara ndeshjes Itali – Shqipëri në Dortmund do të jetë në “Westpark”, në adresën: Rittershausstraße, 44137 Dortmund, Germany. Atmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 14:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në ora 17:15 nga Möllerbrücke”, thuhej ndër tjera në njoftimin e TKZ.

(Kosova Sot Online )