Të gjithë sytë nga Armando Broja, takimi kundër Italisë mund të jetë vendimtar për të ardhmen e sulmuesit te Milani

  • S.A /
  • 15 June 2024 - 14:17
Të gjithë sytë nga Armando Broja, takimi kundër Italisë mund të jetë vendimtar për të ardhmen e sulmuesit te Milani

Shqipëria do të përballet kundër Italisë, sonte në orën 21:00 te stadiumin i qytetit të Dortmundit, “Signal Iduna Park”.

Ashtu siç ka ditë që raportohet, gjigandët italian të Milanit janë në vëzhgim të sulmuesit shqiptar dhe thuhet se takimi i sotëm i kuqezinjve kundër “axurrëve” do të jetë vendimtar për fatet e tij, transmeton  "Kosova Sot Online".

Vëzhgues të ekipit të Milanit do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit të Dortmundit, ku do të shikojnë nga afër Brojën. Një gol sonte, mund t’i hapë një rrugë të ndritur shqiptarit në të ardhmen.

(Kosova Sot Online )