Shqipëria sot e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme në Euro 2024

  • 19 June 2024 - 09:31
Shqipëria sot e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme në Euro 2024

 

Kuqezinjtë do të përballen me Kroacinë në Hamburg në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Të dyja kombëtaret pësuan humbje në duelet e para.  Shqipëria u mposht 2:1 nga Italia, kurse Kroacia humbi 3:0 nga Spanja.

Për të dyja ekipet fitorja është jetike në këtë përballje për të ëndërruar kualifikimin në 1/8 e Europianit.

Favorit në letër është Kroacia, megjithatë Shqipëria nuk ka se çfarë të humb dhe duhet ta kërkojë fitoren me çdo kusht.

Dueli zhvillohet sot nga ora 15:00 në qytetin e Hamburgut.

Pas kësaj përballje, Shqipëria do të ketë punë të hënën me favoritin e grupit, Spanjën.

(Kosova Sot Online )