Festë e përbashkët e tifozëve shqiptarë dhe kroatë, para ndeshjes në Euro 2024

  • 19 June 2024 - 12:53
Festë e përbashkët e tifozëve shqiptarë dhe kroatë, para ndeshjes në Euro 2024

Kroacia do të luajë kundër Shqipërisë të mërkurën në orën 15:00 në raundin e dytë të Kampionatit Europian të Futbollit në Gjermani, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në ndeshjen e parë, Kroacia humbi 3:0 kundër Spanjës, ndërsa Shqipëria u mund 2:1 nga Italia, duke e bërë këtë ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat në përpjekjen për të kaluar grupin.

Ndërkohë, tifozët kroatë dhe shqiptarë po festojnë së bashku në Hamburg.Një shqiptar nga Skocia i ka ftuar tifozët kroatë të qëndrojnë tek ai kur të vizitojnë Skocinë.

(Kosova Sot Online )