Messi me Argjentinën e nisin me fitore Copa American

  • 21 June 2024 - 09:23
Messi me Argjentinën e nisin me fitore Copa American

Argjentina e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Copa America, transmeton "Kosova Sot Online".

Messi me shokë triumfuan 2:0 ndaj Kanadasë në duelin e parë të fazës së grupeve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, ndërsa e dyta nisi me to.

Ishte Julian Alvarez i cili realizoi në minutën e 49-të të takimit pas asistimit të Mac Allister.

E goli i dytë erdhi në momentet e fundit.Lautaro Martinez shënoi në minutën e 88-të pas asistimit nga Leo Messi. Argjentina tani i prin grupit A me tri pikë, teksa krahas Kanadasë në këtë grup gjenden edhe Peru dhe Kili. 

(Kosova Sot Online )