
Lexoni edhe:
Vdes në moshën 101 vjeçare nëna e legjende së futbollit Peles, ajo nuk e mësoi kurrë vdekjen e të birit
Xherdan Shaqiri ishte figura kyçe e Zvicrës me golin e tij magjik ndaj Skocisë. Ai madje vendosi rekorde të shumta me atë gol, transmeton "Kosova Sot Online".
Popullit zviceran po ashtu iu shtua kureshtja rreth Shaqirit, dhe këtë e tregojnë kërkimet e tyre në “Google” gjatë ndeshjes.
Një pyetje e veçantë ishte ajo që e preokupoi një popull të tërë.
Sipas “Google”, pyetja “Sa është i gjatë Xherdan Shaqiri?” u rrit në përqindje më shumë në krahasim me kërkesat tjera në “Google”.
Për mos t’ua lënë pikë, sipas “FIFA”, Xherdan Shaqiri është 1.69 metra i gjatë.
Por kush është më i kërkuari në “Google”, që zviceranët u janë vënë pas, që nga nisja e Kampionatit Europian? Është Kylian Mbappe, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo. Në vendin e tretë është Kwadwo Duah, i cili ishte në 11-shën e parë startuese ndaj Hungarisë, madje duke shënuar gol. I katërti në listë është Shaqiri.
(Kosova Sot Online )