Konfirmohet çifti i parë i 1/8, pesë skuadra kualifikohen

  • 25 June 2024 - 11:42
Konfirmohet çifti i parë i 1/8, pesë skuadra kualifikohen

Faza e grupeve është drejt fundit, teksa mbrëmja e të hënës përcaktoi edhe çiftin e parë të raundit të 1/8-ve.

Zvicër-Itali është ndeshja e parë e konfirmuar, me “helvetët” që u pozicionuan në vendin e dytë të Grupit A, teksa kampionët në fuqi u renditën po në vendin e dytë, por në Grupin B, transmeton "Kosova sot Online ".

Ndërkohë, deri më tani janë kualifikuar edhe Gjermania, Spanja dhe Portugalia që do të presin edhe pak për të mësuar zyrtarisht rivalët e tyre.

Sot e nesër do të kompletohen 16 skuadrat që vazhdojnë tutje dhe tetë të tjerat që eliminohen.

(Kosova Sot Online )