Kompletohet ekipi okimpik i xhudos

  • A.P /
  • 25 June 2024 - 13:56
Kompletohet ekipi okimpik i xhudos

Sot zyrtarisht është konfirmuar mbyllja e kualifikimit për Lojërat Olimpike që mbahen muajin e ardhshëm.

Xhudoja e Kosovës do t’i ketë gjashtë atletë në Olimpiadë, të cilët e kanë arritur normën olimpik.

Akil Gjakova, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka janë xhudistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Paris.

E trajneri i tyre, Driton Kuka tha se caku do të jetë medalja olimpike.

“Për një ditë të mirë miq … Sot zyrtarisht konfirmohet mbyllja e Kualifikimit për Lojëra Olimpike! Lista e ekipit tonë! Punë e madhe e përkushtim tash shkojmë tutje! Caku medalja Olimpike. Do Zoti shpaguhet mundi dhe puna e këtij ekipi dhe mbarë federatës tonë me medalje Olimpike të radhes”, shkroi Kuka.

(Kosova Sot Online)