Spanja zyrtarisht finalistja e parë e 'EURO 2024' pasi mposht Francën
Spanja është zyrtarisht finalistja e parë e 'EURO 2024' pasi mposhti Francën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Rezultati final i ndeshjes ishte 2 me 1.
Pas një dominimi të lehtë të Spanjës në fillim, Franca gjeti golin e para me anë të Kolo Muanit, pas asistimit të Kylian Mbappe në minutën e 9-të.
Mirëpo, goli i barazimit erdhi pas një momenti spektakolar nga Lamine Yamal, i cili në minutën e 21-të barazoi në 1-1.
Për 2-1 shënoi Dani Olmo, i cili po shkëlqen në këtë “EURO 2024” me fanelën e “Stuhisë së Kuqe”.
Pjesa e dytë pati raste nga të dy anët por jo edhe për të rrezikuar portat respektive.
Kështu, Spanja është në rrugë të mirë për trofeun e tretë në “EURO”, duke pritur në finale fituesin e ndeshjes Angli – Holandë.
(Kosova Sot Online)