Kolumbia me një lojtar më pak kalon në finale të Copa Americas, përballet me Argjentinën e Messit

  • E.k /
  • 11 July 2024 - 09:10
Kolumbia me një lojtar më pak kalon në finale të Copa Americas, përballet me Argjentinën e Messit

Kolumbia është finalistja e dytë e Copa Americas.

Kolumbianët triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Uruguait.

Lerma shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 39-të, pas asistit nga James Rodriguez.

Daniel Munoz mori dy kartonë të verdhë në minutat shtesë, duke e lënë Kolumbinë me një lojtar më pak deri në fund.

Kësisoj, Kolumbia në finale do të ndeshet me ekipin e Argjentinës, qe e eliminoi 2:0 Kanadanë në gjysmëfinale.

(Kosova Sot Online)