Llapi po pëson nga Wisla Krakow pas pjesës së parë
Llapi nuk e nisi mirë ndeshjen e sontme ndaj fituesit të Kupës në Poloni, duke pësuar në minutën e dytë të ndeshjes.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë, gjersa Llapi pati disa raste, ndër to një i Blend Baftiut që nuk shkoi në portën e vendasve.
Ndërkohë, ekipi vendas nuk pati më raste, që të rrezikojë portën që mbrohet nga Ilir Avdyli.
(Kosova Sot Online)