Federata angleze dëshiron ta mbajë Southgaten si trajner përkundër rezultatit në finale
Federata Angleze (FA) do të nisë një fushatë për të bindur Gareth Southgate që të mbetet trajneri i Anglisë, pavarësisht rezultatit të finales së Kampionatit Evropian kundër Spanjës të dielën.
Transformimi nën komandën e Southgate vazhdoi me përparimin në finalen në Berlin, ku skuadra e tij e do të kërkojë të ngrejë trofeun e parë të madh për Anglinë që nga suksesi në Kupën e Botës në vitin 1966.
Pavarësisht nëse Anglia fiton trofeun apo jo, ndjenja e fortë në FA mbetet se ata dëshirojnë me dëshpërim që trajneri 53-vjeçar të zgjasë kontratën e tij përtej dhjetorit.
Southgate udhëhoqi Anglinë në dy finale radhazi në Kampionate Evropiane. Edicionin e kaluar u mposht me penallti nga Italia, kurse këtë herë luan përballë Spanjës të dielën
(Kosova Sot Online)