Presidenti i Bilbaos: Nico ka shumë presion dhe Spanja nuk po e mbron
Spanja po përgatitet për finalen e Euro 2024 përballë Anglisë më datë 14 korrik, në Berlin. Një nga “aktorët” kryesorë të iberikasve këtë verë ka qenë padyshim Nico Williams.
Sulmuesi i Athletic Bilbaos, është shfaqur “shpërthyes” në krahun e majtë të sulmit, ndërsa mediat kanë nisur t’i “thurrin” elozhe si dhe të aludojnë se ai do të transferohet te Barcelona.
Pikërisht, në këtë mes ndërhyn presidenti i klubit bask, Jon Uriarte që kërkon nga Spanja të mbrojë lojtarin nga gjithë kjo vorbull mediatike.
“Nico po i nënshtrohet një presioni të jashtëzakonshëm për të ardhmen e tij. Por, unë e di që ai është i përqëndruar te Spanja dhe kërkon ta fitojë Euro 2024. Spanja nuk e ka mbrojtur në mënyrën e duhur para gjithë këtyre zërave.
Lojtarët që janë në kontratë me një klub nuk mund të vihen para gjithë këtij presioni public. Klubi i Athletic Bilbaos është në gjendje ekonomike për të përballuar një lojtar si Nico Ëilliams”, u shpreh Uriarte.
(Kosova Sot Online)