Lexoni edhe:
Mediumi serb Artan Hajrizin me letërnjoftim gjerman e prezanton si të arratisur nga burgu që po tentonte të ikte në BE
KF Llapi sot luan në shtëpi në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndaj Wisla Krakow, në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të parë të Europa League me fillim nga ora 16:30. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 2:0 në favor të polakëve, transmeton "Kosova Sot Online".
Mbrojtësi i Llapit, Benjamin Emini thotë se besojnë shumë në rikthimin e rezultatin, gjë për të cilën janë përgatitur maksimalisht.
“Jam i gatshëm për ndeshjen e kthimit, kam munguar në takimin e parë për shkak të kartonit të kuq me Shkupin, jemi përgatit shumë dhe besoj se nesër do të bëjmë në ndeshje të mirë e gjithë ekipa, besoj në kualifikim”, tha fillimisht Emini për faqen zyrtare të Llapit.
“Kemi punu shumë për rikuperimin tonë”, përfundoi ai.
(Kosova Sot Online )