Lexoni edhe:
Atleti bjellorus bëhet i pari që fiton medalje të artë si neutral në Paris
Kampionët e Kosovës në futboll po bëhen gati për rrethin e tretë eliminator në Ligën e Konferencës, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ballkani ia bën sefte stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytet për këtë vit, në një ndeshje zyrtare që zhvillohet në mbrëmje.
Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në facebook, klubi fton të gjithë tifozët në mbështetje, për ta shtruar rrugën e suksesit të radhës në UEFA Europa Conference League.
Atleti bjellorus bëhet i pari që fiton medalje të artë si neutral në ParisLexoni edhe:
Përballë suharekasëve, më 8 gusht në Prishtinë, do të jenë kampionët e Irlandës së Veriut, FC Larne. Me këtë kundërshtar “Xhebrailat” u ballafaquan në dy duele edhe vitin e kaluar në kualifikimet e Konferencës evropiane, ku në të dyja takimet portokall e zinjtë shënuan fitore të thella (3-0 dhe 4-1).
Dy ndeshjet e para në kampanjën e sivjetshme të Evropës, Ballkani si vendas i zhvilloi në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, derisa UEFA dha dritën jeshile që stadiumi i kryeqytetit është gati.
Që suksesi i dy viteve të kaluara të përsëritet, duke shkuar deri në Grupet e UECL-së, kampionëve të Kosovës u duhet t’i kalojnë edhe dy kundërshtarë. Triumfi eventual ndaj irlandezo-veriorëve, siguron fazën PLay-Off, aty ku edhe mund të sigurohet bileta e grupeve.
Ballkani – Larne zhvillohet më 8 Gusht dhe fillon në orën 20:00.
(Kosova Sot Online )