Sot në Paris dita e Hana Beiqit, garuesja e fundit nga Kosova në Lojërat Olimpike

  • s.a /
  • 03 August 2024 - 10:24
Sot në Paris  dita e Hana Beiqit, garuesja e fundit nga Kosova në Lojërat Olimpike

Notarja Hana Beiqi është garuesja e fundit e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Beiqi e cila ka vetëm 15 vjet, do të debutojë sot në Lojërat Olimpike.

Ajo do të garojë në disiplinën 50 metra stil i lirë.

Garat e notit nisin nga ora 11:00.

Kujtojmë që Kosova u paraqit me nëntë garues në Lojërat Olimpike, ku fitoi edhe dy medalje olimpike, një të argjendtë dhe të bronztë.

(Kosova Sot Online )