Lexoni edhe:
IKSHPK del me rekomandime pas rastit të parë me virusin e Nilit në Kosovë
UEFA ka konfirmuar se kapiteni i Spanjës dhe transferimi i ri i Milanit, Alvaro Morata si dhe mesfushori i Manchester Cityt, Rodri janë pezulluar me nga një ndeshje në nivel ndërkombëtar pas një kënge të diskutueshme që ata kënduan gjatë festimeve të “furisë së kuqe” pas fitores së EURO 2024, transmeton "Kosova Sot Online ".
Gjatë festimeve të trofeut në Madrid muajin e kaluar, Morata dhe Rodri u dëgjuan të dy duke brohoritur “Gjibraltari është spanjoll”, gjë që çoi në një ankesë zyrtare nga federate e Gjibraltarit, përcjell tch.
IKSHPK del me rekomandime pas rastit të parë me virusin e Nilit në KosovëLexoni edhe:
UEFA ka konfirmuar se të dy lojtarët janë pezulluar me nga një ndeshje në nivel ndërkombëtar, që do të thotë se të dy do të mungojnë në ndeshjen hapëse të Nations League të Spanjës kundër Serbisë më 5 shtator.
Vlen të theksohet se pezullimi nuk do të ketë ndikim në nivel klubi për asnjërin prej tyre.
(Kosova Sot Online )