Ekipi olimpik i Kosovës përulet para dëshmorëve e martirëve të kombit

  • s.a /
  • 08 August 2024 - 12:39
Ekipi olimpik i Kosovës përulet para dëshmorëve e martirëve të kombit

Ekipi olimpik i Kosovës, i drejtuar nga trajneri Driton Kuka, e ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, transmeton "Kosova Sot Online ".

Trajneri Kuka i ka postuar në rrjetet sociale dy fotografi, ku shihet duke vendosur lule tek varri i heroit kombëtar, Adem Jashari, ndërsa ekipi olimpik u përul përpara dëshmorëve dhe martirëve të kombit.

Krahas Kukës, në këtë vizitë të pranishëm ishin edhe trajnerja dhe kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, fituesja e dy medaljeve olimpike, Distria Krasniqi dhe medalistja më e re olimpike e Kosovës, Laura Fazliu, si dhe xhudisti Akil Gjakova dhe trajneri Fatos Tabaku.

Distria dhe Laura madje i mbanin me vete edhe medaljet olimpike që i fituan së fundmi në “Paris 2024”. 

(Kosova Sot Online )