Lexoni edhe:
Bedri Hamza në State Department, pritet nga Alexander Kasanof: Do t’i revidojmë gabimet dhe konfuzionin politik të qeverisjes në Kosovë
Dyshja kosovare e beach volley, Erind Qalaj dhe Donat Gërguri, të drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, e kanë shënuar fitoren e parë në Kampionatin Ballkanik U22, transmeton "Kosova Sot Online".
BVA Kampionati Ballkanik U22 po mbahet në Novo Selo të Maqedonisë së Veriut dhe Kosova paraqitet me dy ekipe, atë të djemve Qalaj/Gërguri dhe të vajzave Avdullahu/Jashari.
Kosova fitoi 2:0 ndaj Rumanisë 2, me rezultat në sete 21:14 dhe 21:19. Te djemtë, Kosova garon në Grupin A, së bashku me Maqedoninë e Veriut 1, Rumaninë 2 dhe Greqinë. Te vajzat, Kosova është pjesë e Grupit B, së bashku me Rumaninë 2 dhe Turqinë. Sot vajzat, nga ora 17:45, luajnë ndaj Turqisë, në ndeshjen e parë të kampionatit.
(Kosova Sot Online )