Kampioni në fuqi i Turqisë e nis mbarë sezonin e ri

  • A.P /
  • 09 August 2024 - 22:19
Kampioni në fuqi i Turqisë e nis mbarë sezonin e ri

Galatasaray e fitoi titullin sezonin e kaluar, vetëm pasi arriti të grumbullojë 102 pikë pas 38 ndeshjeve dhe një gare të zjarrtë me Fenerbahçen deri në xhiron e fundit.

Kështu, kampioni në fuqi, me përforcime të reja e nisi mbarë edhe sezonin e ri, pasi shënoi fitore me rikthim në ndeshjen hapëse ndaj Hatayspor.

Ky i fundit doli në epërsi i pari, me golin e shënuar nga Fernandes në minutën e 52-të të ndeshjes.

Për Galatasaray në takimin hapës të sezonit të ri shënoi Mauro Icardi në minutën e 80-të me anë të 11-metërshit.

Mirëpo, për epilogun e takimit u përkujdes nënshkrimi i kësaj vere, Michy Batshuayi, pikërisht 10 minuta pas golit të Icardit.

Galatasaray synon që të mbrojë titullin kampion për herë të dytë rresht, derisa konkurrencë të madhe do të ketë Fenerin e udhëhequr nga Jose Mourinho dhe Besiktasin, që në krye të skuadrës ka Giovanni van Bronckhorst.

(Kosova Sot Online)