Barcelona e Atletico Madridi i vihen pas mesfushorit francez
Siç qëndrojnë gjërat, Barcelona nuk e ka për qëllim që të nënshkruaj me një mesfushor defanziv para përfundimit të afatit kalimtar veror.
Hansi Flick është i përgatitur që t’iu besojë opsioneve që tashmë i ka në dispozicion, aty ku përfshihen edhe dyshja e sapopromovuar Marc Casado dhe Marc Bernal.
Sidoqoftë, gjërat në kampin blaugrana mund të ndryshojnë në javën e ardhshme ose pas dy javësh.
Kjo për shkak se “SPORT” ka raportuar që Barcelona do të bëjë rivlerësimin e situatës pas ndeshjes hapëse të La Ligas ndaj Valencias, përcjellë “Gazeta Express”.
Varësisht nga paraqitja e mesfushorëve, ata mund të synojnë të bëjnë një transferim të ri dhe momentalisht ai lojtar do të ishte N’Golo Kante.
Kante i cili po ashtu është bërë objektiv edhe i Atletico Madridit, është i vendosur që të largohet nga Al-Ittihadi këtë verë, një vit pasi iu bashkua atyre nga Chelsea.
Kjo nuk është hera e parë që Barcelona po lidhet me një transferim të mundshëm të francezit, pasi atë e kishin kërkuar edhe gjatë kohës sa ishte në Londër.
Problemi i vetëm tek të dyja klubet është se Al-Ittihad nuk e ka për qëllim që të ndajë rrugët me Kanten këtë verë, andaj mundësia e vetme që ekziston është të paktën një marrëveshje huazimi.
(Kosova Sot Online)