Lexoni edhe:
Muriqi flet pas ndeshjes me kampionin evropian: “Jam tmerrësisht i lodhur, por një gol kundër Real Madridit është gjë e bukur”
Gjilani dhe Ballkani do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit të xhiros së dytë në Albi Mall Superligë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në fakt kjo do të jetë ndeshja e katërt, pasi dueli mes Prishtinës dhe Dritës është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
Skuadra e Ardian Nuhiut para adhuruesve të vet pret Ballkanin dhe kërkon që të marrë fitore.
Megjithatë një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë, ndaj Ballkanit që është kampion në fuqi dhe gjithmonë mposhtet me vështirësi.
Pas barazimit në ndeshjen e parë ndaj Llapit, Gjilani kërkon që ta shijoj fitoren e parë në Superligë për sezonin 2024/25. Në anën tjetër suharekasit pas eliminimit nga garat evropiane tani gjithë fokusin e kanë në kampionat dhe kërkojnë vazhdimësi të fitores nga xhiro e parë. Sfida mes Gjilanit dhe Ballkanit fillon nga ora 17:00.
(Kosova Sot Online )