Manaj i mbetet besnik Sivassporit

  • A.P /
  • 27 August 2024 - 20:40
Manaj i mbetet besnik Sivassporit

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, nuk do të largohet nga Sivasspori. Ai ka vendosur të mbetet pjesë e klubit turk deri në fund të edicionit aktual. Kështu ka raportuar gazeta turke “Sok” të martën. 

“Manaj ka njoftuar drejtuesit e klubit se është i lumtur në Turqi dhe Sivasspor dhe ka vendosur të mos transferohet në një klub tjetër të paktën këtë sezon”, shkruan gazeta turke. 

Interesimi për Manajn ishte i madh pas paraqitjeve të mira me fanellën e Sivassporit. Për Sivassporin ka shënuar 22 gola në 39 ndeshje. 

Manaj 27-vjeçar iu bashkua Sivassorit në gusht të vitit të kaluar. Ai ka kontratë me klubin turk deri në vitin 2026.

(Kosova Sot Online)