Edon Zhegrova vjen me një premtim pas humbjes nga Rumania

  • A.P /
  • 07 September 2024 - 13:10
Edon Zhegrova vjen me një premtim pas humbjes nga Rumania

Kosova mbrëmë e pësoi një humbje tronditës në nisje të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës u mposhtë në “Fadil Vokrri” nga Rumania me shifrat 3-0.

Dennis Man, Ravan Marin dhe Denis Dragus shënuan golat për mysafirët.

Lojtarët e Kosovës, ndonëse në formë, treguan ndeshjen e tyre më të dobët në vitet e fundit me fanellën e Kosovës.

Ndër ta edhe Edon Zhegrova, i cili nuk ishte “Edoni” që ishim mësuar ta shohim te Lille.

Për këtë shkak, Zhegrova ka reaguar në rrjetet sociale, duke bërë një premtim të madh për për tifozët, të cilët u ndjen të zhgënjyer pas përfundimit të ndeshjes.

“Do të rikthehemi më të fortë se kurrë. Faleminderit gjithë juve që na përkrahni!”, ka shkruar Zhegrova në “Instagram”.

Kosova do të rikthehet në aksion pasnesër, përsëri në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Qipron në Larnaca.

(Kosova Sot Online)