Rumunët treguan kulturë të lartë pasi shënuan fitore ndaj Kosovës
Kombëtarja e Rumanisë arriti të shënoj fitore natën e mbrëmshme ndaj Kosovës me rezultat 3-0, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Gjatë 90 minutave ndeshja pati disa ndërprerje të shkurta me tifozët që hynin në fushë, tifozëria “Dardanët” në disa raste hudhën mjete piroteknike në drejtim të fushës së gjelbërt.
Por, pavarësisht gjithë këtyre tensioneve në fushë rumunët u përkujdesen të lënë pastër zhveshtoret e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Federata e Futbollit të Rumanisë ka treguar pamjet e zhveshtoreve duke shkruar, “Rumania ishte këtu”.
Pastrimi i zhveshtoreve në stadiumet kundërshtare tani më është bërë traditë dhe pavarësisht rivaliteti të madh me rumunët, ata e lanë të pastër hapësirat ku qëndruan në stadium.
Rumania ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Lituanisë të hënën me fillim nga ora 20:45, ndërsa edhe Kosova në po të njëjtën ditë do të ketë punë me Qipron.
(Kosova Sot Online)