
Foda flet për ndeshjen ndaj Qipros: I shfrytëzuam rastet më mirë se ndaj Rumanisë

Selektori i Kosovës, Franco Foda ka folur në konferencë për shtyp pas ndeshjes me Qipron.
Kosova arriti të triumfojë me shifra bindëse ndaj Qipros prej 4-0.
Muriqi shënoi dy gola, derisa Rrahmani dhe Dellova e shënuan nga një.
Foda foli për ndeshjen e sontme, duke thënë se ishin më kompakt, dhe më të shpejtë në ndërtim të aksioneve.
“Ka qenë një fitore shumë e mirë dhe shumë e rëndësishme, jo vetëm për mua dhe futbollistët por në përgjithësi, por edhe për stafin e trajnerëve dhe për presidentin”, tha ai fillimisht.
“Kemi luajtur mirë në thellësi, kemi pasur kurajo në lojën tonë në sulm, jemi mbrojtur shumë mirë dhe kemi shfrytëzuar rastet tona”, tha ai më tutje.
Tutje, ai shtoi duke thënë se çka ndikoi në fitoren e sontme.
“Në mesfushë kemi qenë ekip dukshëm më kompakt, kemi pasur më shumë shpejtësi”, shtoi Foda.
(Kosova Sot Online)