Real Madridi kërkon të vazhdoj serinë e fitoreve

  • A.P /
  • 21 September 2024 - 11:16
Real Madridi kërkon të vazhdoj serinë e fitoreve

Real Madrid luan sonte ndeshjen e xhiros së gjashtë në kuadër të La Ligas, ndaj Espanyolit.

Kjo ndeshje starton nga ora 21:00 dhe luhet në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi është në seri të fitore të fitoreve ku ka tri sosh në të gjitha garat, teksa në formë të mirë është edhe Espanyoli që nuk di për humbje në tri ndeshjet e fundit.

Hera e fundit kur këto dy skuadra ishin përballur në La Liga, ka qenë viti 2023, kur Real Madridi kishte triumfuar me rezultat 3-1.

Reali është i treti në tabelë me 11 pikë kurse Espanyoli është në pozitën e 12-të me katër pikë më pak.

(Kosova Sot Online)