Ja kush e nënshkruan sot kontratën me Barçën
Wojciech Szczesny i ka kompletuar me sukses vizitat mjekësore tek Barcelona.
Portieri polak po rikthehet kështu në futbollin aktiv disa muaj pasi vendosi të pensionohej përfundimisht.
Ish-portieri i Arsenalit dhe i Juventusit do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2025, njofton gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.
Natyrisht, ish-përfaqësuesi polak do të marrë rrogë më të ulët në krahasim me atë që e merrte së fundmi në Juventus.
Szczesny në Camp Nou do ta zëvendësojë të lënduarin rëndë, gjermanin Andre Ter Stegen, për të cilin ka përfunduar ky sezon.
Polaku do ta nënshkruajë sot kontratën me gjigantin katalunas, ndërsa nga fundjava mund të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick.
Szczesny do të jetë prezent sot në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Young Boys.
(Kosova Sot Online)