Lewandowski po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme
Robert Lewandowski është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme.
Sulmuesi polak realizoi dygolësh mbrëmë në fitoren e thellë 5:0 ndaj Young Boys në Ligën e Kampionëve.
Me këtë rast, ai e bëri një tjetër arritje personale.
Kjo është hera e parë që veterani i sulmit shënoi kundër një ekipi zviceran në garën më prestigjioze të futbollit evropian.
Kjo nënkupton se Lewa ka shënuar kundër ekipeve nga 16 vende të ndryshme evropiane.
Sipas “MisterChip”, numri 9 i Barçës me këtë rast e barazoi rekordin që e mbante deri tash dyshja Cristiano Ronaldo and Ruud van Nistelrooy.
Kapiteni i Polonisë tash e sheh veten prapa lojtarëve legjendarë si Alessandro Del Piero, Zlatan Ibrahimović e Thomas Müller, të cilët kishin shënuar kundër klubeve nga 18 vende të ndryshme evropiane.
Përpara tyre gjenden Lionel Messi e Raúl González, që kanë realizuar ndaj ekipeve nga 19 shtete, kurse listës i prin Karim Benzema.
Ish-futbollisti i Lyonit dhe Real Madridit iu ka shënuar gola ekipeve nga 20 vende të ndryshme evropiane në Champions.
Është interesante se njëri prej vendeve ndaj së cilëve nuk ka shënuar Lewa në Champions është pikërisht Gjermania, ku i kishte zhvilluar 12 sezone me ekipet e Bundesligës.
Këtë mund ta arrijë nëse shënon në xhiron e ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër ish-ekipit të tij, Bayern Munich.
Lewa e kaloi mbrëmë Benzeman sa i përket numrit të klubeve që iu ka shënuar gola në Champions.
(Kosova Sot Online)