Ja kush jep dorëheqje nga posti i selektorit të Kosovës

  • A.P /
  • 08 October 2024 - 14:15
Ja kush jep dorëheqje nga posti i selektorit të Kosovës

Rami Hadar ka dhënë dorëheqje për arsye personale si përzgjedhës i Kosovës A te meshkujt.

Hadar ishte emëruar përzgjedhës i Kosovës në maj të vitit 2023.

Ai udhëhoqi Dardanët në parakualifikimet e Eurobasket 2025, në përballjet me Zvicrën dhe Danimarkën, duke pasur dy fitore dhe dy humbje. Kosova shënoi dy fitore ndaj Zvicrës, si dhe pësoi nga Danimarka.

Gjithashtu Hadar ishte trajner i Kosovës në dy ndeshjet parakualifikuese për Kupën e Botës 2027, ku Kosova fitoi ndaj Irlandës dhe pësoi nga Azerbajxhani.

Hadar ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin, duke ju dëshiruar suksese në të ardhmen.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka pranuar dorëheqjen e tij.

“FBK falënderon trajnerin Rami Hadar për angazhimin e tij dhe i dëshiron suksese në karrierë. Federata e Basketbollit e Kosovës ka filluar negociatat me trajnerë potencial për të udhëhequr Dardanët, ku përzgjedhësi i ri pritet të emërohet shumë shpejt. Ndërkohë, ndeshjet e ardhshme për Dardanët janë në muajin nëntor, kundër Zvicrës dhe Irlandës për parakualifikimet e Kupës së Botës 2027”, njofton shtëpia e basketbollit kosovar.

Paraprakisht, dje trajneri izraelit dha dorëheqje edhe nga pozita e trajnerit të Pejës, ndërsa ky largim i tij vjen pas deklaratave të rënda që i dha ditë më parë, duke i akuzuar referët për referim tendencioz ndaj tij dhe kërkoi nga Federata dhe nga të gjithë ata që merren me basketboll që të zgjohen/këndellen. 


(Kosova Sot Online)