Tifozat Kuqezi e kujtojnë dronin dhe e kontestojnë organizimin e përbashkët Shqipëri – Serbi

  • A.P /
  • 14 October 2024 - 13:40
Tifozat Kuqezi e kujtojnë dronin dhe e kontestojnë organizimin e përbashkët Shqipëri – Serbi

Tifozët zyrtarë të Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” e kanë kujtuar 10 vjetorin e dronit të famshëm, i cili fluturoi mbi qiellin e Beogradit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, më 14 tetor të vitit 2014.

Tifozët shqiptarë e kanë bërë një postim, përmes së cilit e shfaqën krenarinë e fluturimit të flamurit me mbishkrimin “Autochtounos”, ndërsa e shprehën edhe mllefin dhe indinjatën e tyre, duke u shprehur edhe një herë kundër organizimit të përbashkët Shqipëri – Serbi të Kampionatit Europian U-21, që është paraparë të mbahet në vitin 2027 në këto dy vende.

Më poshtë mund ta shihni postimin e Tifozave Kuq e Zi. 

(Kosova Sot Online)